Dy presona humbën jetën mëngjesin e sotëm teksa mjeti i tyre “Toyota Corolla” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Një banor i zonës ka rrëfyer për mediat se është lajmëruar menjëherë nga dikush që i ka thënë hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ai thotë se për 10 minuta ka ndezur zetorin dhe ka shkuar drejt vndngjarjes, ku dhe ka nxjerrë mjetin nga kanali
“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur.
Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin”, u shpreh banori.
