Ka përfunduar aventura e rrezikshme e të riut vlonjat, i cili mori peng familjen e tij e ngriti në këmbë efektivët dhe FNSH-në.
Mësohet se i riu ishte me probleme të shëndetit mendor dhe u përfshi në një sherr me një grup të rinjsh në lagjen “Isa Boletini”
Policia u lajmërua për sherrin dhe mbërriti në këtë lagje për të bërë shoqërimet dhe sqarimet e nevojshme, por njëri prej të rinjve, vrapoi dhe u larguan për në banesë. Blutë e Vlorës e ndoqën, por ai u izolua në banesë dhe kërcënonce se do shpërthente bombolën e gazit, nëse efektivët i afroheshin.
Policët lajmëruan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që mbërritën në vendngjarje, duke nisur edhe negociatat me të riun. Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa pritet sqarimi i situatës.
