Viktima tjetër grua që u gjet e vrarë dhe hedhur në ferra ditën e sotme, ka ngritur alarmin tek socialogët shqiptarë, të cilët thonë se jonë është në depresion dhe se dhuna i ka rrënjët në mentalitetin e vjetër dhe gjendjen ekonomike.
Sipas sociologut Gëzim Tushit: “Shoqëria shqiptare po dëshmon një anormalitet dhe një zhbalancë ekuilibrash brenda saj, të cilat janë konvertuar në një shtim të paimagjinueshëm të krimit në shoqërinë tonë. Është mentaliteti primitiv, patriarkal, maskilist, sipas të cilit burri shqiptar dhe në përgjithësi burri ballkanik e konsideron bashkëshorten pronë të tij. Një pjesë e meshkujve shqiptarë kanë filluar ti kenë sytë shumë jeshil, janë xhelozë për gjithçka, nuk pranojnë pjesën e lirisë së gruas, pjesën e personalitetit të saj, pavarësinë që duhet të ketë.”
Sociologu, Gëzim Tushi, këshillon divorcin për martesat që nuk funksionojnë. Zgjidhja e konflikteve martesore apo dhe lidhjeve të tjera në shoqërinë shqiptare në vend që të bëhet në mënyrë humane dhe të qytetëruar, duke futur dialogun, tolerancën, mirëkuptimin dhe zgjidhjen qoftë edhe përmes divorcit, gjejnë rrugën më të shkurtër duke i marrë jetën partnerit.” Përpos dhunës dhe vrasjeve, në vendin tonë është kthyer në shqetësim edhe fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale ndaj vajzave.