Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gurishta: Të tregojmë se nuk jemi rastësisht në krye, për ne Tirana është thjesht ndeshja e radhës

14:09 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erdenis Gurishta konference 696x478 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së bashku me trajnerin Tomas Bërdariç, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës, ishte edhe kapiteni Erdenis Gurishta. Mbrojtësi duket se ka kërkuar që të mos mbivlerësohet Tirana dhe e ka konsideruar si thjesht ndeshjen e radhës ndërsa shtoi se shkodranët duhet të tregojnë se nuk janë rastësisht në krye.

“Për ne është ndeshja e radhës. Ashtu siç ishin tri pikë të vlefshme me Skënderbeun, mendoj se nuk duhet ta mbivlerësojmë Tiranën apo ta marrim këtë si një ndeshje tjetër, është ndeshja e radhës e kampionatit dhe ta vlerësojmë për aq sa ka merita në këtë momente ekipi i Tiranës.

Emocione? Kjo ndeshje dihet sa vlen dhe emocionet të bëjnë mirë në futboll. Të shkojmë të tregojmë se nuk jemi rastësisht në krye, në futboll ka tre rezultate. Ai që e meriton në fushë, ai ka për të fituar.

Gjashtë pikë diferencë nuk janë shumë. Jemi vetëm në javën e 12 dhe jemi në rrugën e duhur. Gjithkush ka të drejtë të mendojë titullin kampion, të jem realistë edhe ne e mendojmë.

Kemi luajtur me të gjitha skuadrat dhe e dimë se çfarë force kanë. Tifozët e presin titullin kampion, nuk kemi objektiv titullin dhe skuadra nuk duhet futur në këtë presion. Kemi objektiv kupat e Europës, por pse jo kampion nëse vijojmë me këtë ritëm”, u shpreh Gurishta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.