Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej tyre taksi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e njërit prej shoferëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të përfshirëve në aksident.
