Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në janar nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, koha e udhëtimit 19 minuta

20:26 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli në ditën e fundit në këtë post bëri të ditur se në muajin janar do të nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Shkreli u shpreh se synohet që koha e udhëtimit do të jetë 19 minuta dhe me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.

“Në këtë moment që flasim nuk ka pikëpyetje sa i përket Tiranë –Durrësit dhe zgjatimit në Rinas, por po punohet edhe për sjelljen e një terminali në zemër të Tiranës ku ka qenë ish- stacioni i trenit”, – tha Shkreli.

Zv/ministri Shkreli tha se “në një të ardhme të afërt po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Po diskutohet ende për çmimin e biletës, treni do bëjë vajtje ardhje gjatë gjithë ditës, pasi tani Tiranë-Durrës janë një rajon ekonomik dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi mundësinë edhe të reflektojmë”.

Sipas tij, Rinasi do të arrihet shumë shpejt prej 9 minutash dhe do të evitojë shumë trafikun dhe do ta bëjë atraktiv gjithë sistemin.

“Hekurudhat në këto 3 dekada kanë qenë të harruara dhe kjo do të jetë puna e parë e madhe, e rëndësishme që do ti hapë rrugë edhe shumë akseve të tjera,  të cilat janë në këtë moment janë në proces dhe sipas radhës që nga Tirana Durrës me të cilët fillon puna deri në hekurudha të tjera si ajo e Korçës, që do lidhet me Selanikun, përmend edhe hekurudhat që kanë lidhje me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, një ide e ardhshme do të jetë edhe ajo me Kosovën”, – tha Shkreli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.