Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lezhë/ Terrorizuan qytetin duke qëlluar me kallashnikov, në pranga të rinjtë

09:26 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arma lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi kanë terrorizuar me armë qytetin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë njëri prej të rinjve më pas e kishte fshehur armën në një depozitë uji në shtëpinë e tij.

Ndërkohë në shtëpinë e të riut tjetër u gjet një pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

NJOFTIMI I PLOTE

Lezhë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen në kohë reale nga Policia.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gajushi”, vihen në pranga 2 autorët.

Sekuestrohen dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi në kohë reale i 2 shtetasve që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

-R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.