Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shuhet në moshën 84-vjeçare gjuhëtari Mehmet Çeliku

09:43 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mehmet celiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prof. Dr. Mehmet Çeliku gjuhëtar dhe studiues është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Profesori ka qenë rektor i Universitetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave. Ai ishte autor i mbi 200 teskteve gjuhësore, duke e konsideruar shqipen standarde si shenjë të qytëtërimit dhe shprehje të atdhetarizmit.

Mehmet Çeliku u lind më 15 janar të vitit 1936 në qytetin e Elbasanit. Nga bankat e Normales do të vazhdonte Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi. Pas përfundimit me nota mjaft të mira vazhdoi studimet pasuniversitare si Kandidat i Shkencave me temë disertacioni “Gegërishtja Jugperëndimore”, docent në vitin 1984 me temë “Probleme të morfologjisë” për të vazhduar më pas shkallët në Doktor i Shkencave me temë disertacioni “Format e Pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”.

Në vitin 1994, Çeliku ka marrë titullin profesor me temën “Tipat e fjalive të thjeshta”. Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

Në fillimet e tij, Çeliku do të jepte mësim edhe në institutin dyvjeçar në Tiranë për të kaluar më pas nga viti 1973 e në vazhdim si pedagog i Universitetit të Elbasanit. Karriera nuk do të ndalej këtu pasi si Përgjegjës i Katedrës së Gjuhës, ai do të jepte një kontribut të theksuar për konsolidimin e disa degëve.

Karriera e shkëlqyer e çon drejt pozicionit të Rektorit për 4 vjet deri në vitin 1996. Ndërkohë profesori i nderuar për shumë breza do të ftohej nga Partia Republikane si kandidat nga Shoqëria Civile duke u zgjedhur në këtë mënyrë deputet në një mandat 4-vjeçar duke përfaqësuar Elbasanin. Si një studiues i zellshëm i gjuhës dhe sidomos i problematikave që e karakterizojnë, ai ka marrë pjesë në shumë referime, kumtesa e konferenca shkencore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe autor i disa librave me vlerë kombëtare në fushën e gjuhësisë e më gjerë. Më 1993 merr titullin Mësues i Popullit, ndërsa në vitin 2006 shpallet qytetar nderi i Elbasanit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.