Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërimi i Xhaçkës si ministre e Jashtme, uron Pompeo: Partnere e fortë, mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm

19:06 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mike Pompeo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e znj. Olta Xhaçka në detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Ky është ndër rastet e rralla që Sekretari amerikan I Shtetit përshëndet emërimin në detyrë të një ministri të jashtëm. Përmes një postimi në “Twitter”, Sekretari Mike Pompeo thekson se znj. Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes, ndërsa mirëpret bashkëpunimin e mëtejshëm në detyrën e re.
“Kënaqësi të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçka si ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes, ndaj mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria përparon drejt BE”, u shpreh Sekretari Amerikan I Shtetit.
Nga ana e saj, Ministrja Olta Xhaçka, teksa e falenderon për urimin shpreh gadishmërinë për të punuar ngushtë për konsolidimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.
“Faleminderit, sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për “mbështetjen e SH.B.A.-së për Shqipërinë”, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë! Unë pres me padurim që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej! Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje të gëzuar”, shkruan si përgjigje në urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit ministrja Olta Xhaçka.

Mike Pompeo Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.