Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ketë dhunë në protestën e opozitës? Policia refuzon kërkesën e PD-së për të rrethuar kryeministrinë

08:50 / February 15, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka njoftuar dy ditë para sipas ligjit për tubimet, policinë e Shtetit për protestën e të shtunës, duke përcaktuar dhe koordinatat ku do të mbahet protesta.

Gazeta “Panorama” bën të ditur se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar se protesta e opozitës do të jetë e përqendruar në katër pika të ndryshme: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi përpara Kryeministrisë, lulishtja te Piramida dhe rruga “Ismail Qemali”.

Nga kjo kërkesë e paraqitur nga demokratët bëhet e qartë se plani i opozitës është për një rrethim të godinës së Këshillit të Ministrave me protestues ditën e shtunë. Por kjo kërkesë e demokratëve është refuzuar nga Policia e Shtetit, e cila u ka kërkuar organizatorëve të protestës të mos bllokojnë sheshin pranë Piramidës dhe rrugën “Ismail Qemali”.

Sipas shkresës së shkëmbyer mes Policisë së Shtetit dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, njoftohet se në sheshin pranë Piramidës do të jenë të vendosura forcat e Policisë dhe Gardës së Republikës, ndërkohë që rruga “Ismail Qemali” do të përdoret për kalimin e mjeteve të emergjencës.

“Hapësira ndërmjet Kryeministrisë dhe Piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e Policisë dhe të Gradës së Republikës, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga ‘Ismail Qemali’ do të jetë e lirë, pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”, thuhet në shkresën që Policia e Shtetit i ka përcjellë sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazement Bardhit.

Vendimi i Policisë së Shtetit për të mos pranuar hartën e propozuar nga opozita për të zhvilluar protestën e ditës së shtunë është pasuar nga një tjetër shkresë që sekretari i PD-së u ka përcjellë forcave të rendit.

Në shkresën e tij, Bardhi i ka bërë të qartë Policisë së Shtetit se refuzimi është i paligjshëm dhe nuk do të merret në konsideratë nga demokratët. “Kufizimi i njoftuar me shkresën nr.1507/14 Prot. Datë 12.02.2019, ku ju në kundërshtim me ligjin përpiqeni të na caktoni vendin e tubimit, del jashtë kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të Policisë së Shtetit. Ju bëjmë me dije se për këtë kufizim nuk keni referuar bazën ligjore të tij dhe se arsyet e dhëna më parë dalin jashtë rasteve të lejuara nga neni 8 i ligjit nr.8773/2001.

Për pasojë, kufizimi i njoftuar nuk është në përputhje me përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit sipas shkronjës ‘a’, pika 1 e nenit 6 të ligjit nr.8773/2001 dhe për këtë shkak, përbën kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm për ne. Ky kufizim përbën pengim të paligjshëm dhe joproporcional të lirisë së tubimit dhe si i tillë, nuk mund të merret në konsideratë nga ana jonë”, sqaron në shkresën e tij, Bardhi. Sekretari i PD-së i rikonfirmon Policisë së Shtetit se tubimin do ta zhvillojnë siç edhe kanë paralajmëruar, duke kujtuar se çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit në zonën e njoftuar mund të shkaktojë pasoja gjatë ditës së tubimit.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje forcave politike që organizojnë protestën e së shtunës, që të shmangin retorikat që mund të nxisin cenimin e rendit dhe sigurisë publike. Në një deklaratë të dy ditëve më parë, Policia deklaroi se janë siguruar informacione në rrugë operative, për personat që do të marrin pjesë në protestën e opozitës kundër Qeverisë ‘Rama’. Burimet thanë se nga të dhënat e deritanishme ka dyshime se do të angazhohen në tubim edhe persona me rekorde kriminale, që tubojnë krijimin e një klime destabiliteti. Nga ana tjetër, ka dyshime edhe për persona të caktuar me precedentë penalë, që mund të provokojnë Policinë.

Protest
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.