Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tatimet dhe APP sqarojnë bizneset: Si të veproni me faturat (vetëm) elektronike pas 1 janarit

14:11 / December 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime me keste 650x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Drejtoria e Përgiithshme e Tatimeve dhe Agiencia e Prokurimit Publik në një njoftim të përbashkët kanë sqaruar bizneset që kanë marrëdhënie pune me entet publike e shtetërore se si duhet të veprojnë.

Ligii Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i cili përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet te ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqeruese dhe faturës elektronike, i fillon efektet prej datës 1 Janar 2021, sipas fashave të meposhtme:

a) për transaksionet pa para në dorë ndermjet tatimpaguesve dhe organeve publike, prej datës I janar 2021.

b) për transaksionet pa para ne dorë ndërmjet tatimpaguesve, prej datës 1 korrik 2021.

c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht pergjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor te realizuar, prej datës I shtator 2021.

Bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do lëshojnë vetëm fatura elektronike

Referuar sa më sipër, prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit, të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.

Në këto kushte, kërkojmë që të merrni masat e duhura për të plotësuar kërkesat e ligiit te sipercituar, pasi prej datës 01.01.2021, nga Deget e Thesarit nuk do të bëhet asnjë regjistrim apo konfirmim i pagesave per shpenzime te entiteteve publike, nese ky shpenzim nuk ështe i deklaruar me një faturë të fiskalizuar.

Si të veproni me procedurat e prokurimit

Ndërkohë, Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore, të cilat do të ndërmarrin procedura prokurimi nga data 1 Janar 2021, që në dokumentat e tenderit që do të shpallin për këto procedura, të informojnë Operatorët Ekonomikë lidhur me kërkesat ligjore te sipërcituara.

Konkretisht, në Njoftimin e Kontratës në Seksionin “Të tjera”, që do të shpallet për çdo procedurë prokurimi, duhet të informojnë se për nënshkrimin e një kontrate publike në përfundim te procedurës, operatori ekonomik duhet të ketë:

–         Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin Platformen Qendrore të Faturave.

–         Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe Kopje të vlefshme të Kontrates së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjidhjen softwere-ike në perdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes software-ike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.