Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Europa pret në heshtje natën e ndërrimit të viteve!

15:41 / December 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europa pritet ta kalojë në heshtje këtë Vit të Ri. Festat janë të ndaluara në pjesën më të madhe të vendeve, madje në Francës janë angazhuar 100 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë për të ndaluar çdo organizim dhe garantuar zbatimin e shtetrrethimit.

Ndërsa forcat shtesë të sigurisë do të parandalojnë akte të tilla si dejgia e makinave. Franca është një nga vendet më të prekur në botë nga pandemia e Covid-19, ndaj janë vendosur masa të rrepta me rastin e festave të fundvitit. Bilanci në Francë është vërtetë shumë i rëndë, me 2.6 milionë raste në total dhe mbi 64 mijë viktima nga koronavirusi. Forcat e sigurisë në Francë do të pozicionohen në qendrat e qyteteve dhe në periferitë kryesore nga ora 20:00 e mbrëmjes, kur fillon edhe shtetrrethimi.

Ndërkaq, në Britaninë e Madhe kryeministri Boris Johnson njoftoi se 20 milionë njerëz të tjerë do të përfshihen në kategorinë e kufizimeve nga e enjtja, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme të variantit të ri të koronavirusit.

Në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se kjo pritet të jetë nata më e heshtur e ndërrimit të viteve, ndërsa autoritetet kanë ndaluar fishekzjarrët dhe kanë kufizuar numrin e personave që mund të grumbullohen në publik.

Holanda, e cila do të jetë në izolim deri në 19 janar, do të presë 2021-shin me ceremoni me dyer të mbyllura në stadiumin e futbollit në Amsterdam. Ndërsa Turqia nis sot izolimin 4 ditor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.