Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash Pfizer bën të ditur kryeministri Edi Rama.
Sipas tij doza të tjera do të vijnë në shkurt dhe të tjerë më radhë muaj pas muaj.
Ai tha se në fillim të javës së tretë të janarit do të vijnë 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.
“Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga Pfizer. Sasia e autorizuar menjëherë. 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë.
