Të gjithë ata persona që kanë mbaruar studimet për mësuesi dhe duan t’i nënshtrohen provimit të shteti duhet të aplikojnë paraprakisht në portalin qeveritar e-Albania, Aplikimi online per regjistrim kryhet deri ne 4 jave para fillimit te sezonit te provimit te shtetit. Ministria e Arsimit përmes urdhërit të nxjerrë sqaron se Konfirmimi i aplikimeve online për pjesëmarrje në provimin e shtetit bëhet nëpërmjet Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, ku më pas verifikohen dhe pranohen nga Drejtoritë Rajonale te Arsimit Parauniversitar.
Kandidatët që do të pranohen në provimin e shtetit për profesionin e mësuesit janë të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e parashikuara ne kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi ndërsa sqaron se profili ku kandidati do tëregjistrohet për të dhënë provimin e shtetit në profesionin e rregulluar te mësuesit duhet të lidhet me programin e studimit te ciklit që ka përfunduar kandidati.
Ndërkohë, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar regjistron kandidatët për të dhënë provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit të cilët kanë kryer me sukses praktikën profesionale, kanë rezultuar jo të suksesshëm në sezonet e kaluara, ata që nuk janë paraqitur në sezonet e mëparshme si edhe individët që janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit te lartë në fushën e mësuesisë. Aplikimet e kandidateve te pranuar nga DRAP-i kalojnë në sistem, brenda afatit të përcaktuar në këtë rregullore. Listat përfundimtare të kandidateve per provimin e shtetit ne profesionin e rregulluar te mësuesit publikohen në faqen zyrtare të QSHA.