Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mjeku i “tërbuar” akuzon njerëzit: Po lyeni duart me gjak, është e tmerrshme…

15:47 / January 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Profesori Hugh Montgomer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori Hugh Montgomery, i cili punon në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Whitington, në veri të Londrës ka shprehur revoltimin dhe zhgënjimin e tij me njerëzit në një intervistë në një radio angleze “Radio 5Live”.

Ai shprehet se është “e tmerrshme” të shohësh familje duke u goditur nga Covid-19 dhe ndihet i zemëruar me njerëzit që nuk po respektojnë masat për të frenuar përhapjen e virusit, ai vazhdon të shohë njerëz që nuk mbajnë maska ​​në fytyrë apo distancime sociale.

Mjeku ka thënë se shumë njerëz nuk respektojnë masat e marra sepse egoizmi i jep atyre një justifikim për të vazhduar më tej gabimin”.

“Kushdo që po e dëgjon këtë, që nuk i mban maskat dhe sillet kështu, ata kanë gjak në duar, ata po e përhapin këtë virus dhe njerëzit do të vdesin. Ata nuk e dinë se kanë vrarë njerëz, por e kanë bërë. Unë jam duke parë familje të tëra duke u zhdukur këtu, kjo duhet të ndalet. Spitalet janë në telashe për momentin dhe me një numër të mbingarkuar pacientësh”.

Duke folur për variantin e ri të koronavirusit i cili u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përhapur në javët e fundit, mjeku tha se transmetueshmëria e tij është pak më e lartë.

Ai shtoi se pacientët po tregojnë të njëjtat simptoma si lloji origjinal dhe theksoi se varianti i ri mund të parandalohet duke ndjekur rregullat themelore të tilla si larja e duarve dhe mbajtja e një distancë nga të tjerët.

“Po më zemëron shumë fakti që njerëzit po fajësojnë virusin. Nuk është virusi, janë njerëzit. Njerëzit nuk janë duke larë duart e tyre, ata nuk po mbajnë dy metra distancë, nuk vendosin maskat e tyre. Unë kam parë njerëz vijnë në këtë spital këto dy ditët e fundit pa maska, sikur nuk po ndodh asgjë”, është shprehur Profesori Hugh Montgomery. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.