Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dëshmia tronditëse e infermieres në Londër: Pacientë me aparate oksigjeni lihen në korridore

21:14 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital të Londrës
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një infermiere ka dhënë një dëshmi tronditëse të kushteve të padurueshme në një spital të Londrës që po trajton të sëmurët me Covid, në një kohë që mjekët paralajmërojnë së më e keqja e valës së dytë të koronavirusit nuk ka ardhur ende.

Tabloidi britanik “Metro.co” raporton se infermierja e cila punon në Spitalin Whitington në Veri të Londrës, flet për pacientë që lihen nëpër korridoret e spitalit me aparate oksigjeni, dhe të tjerë që kanë kaluar deri në 3 orë në ambulancë për shkak të mungesës së shtretërve në spital. Madje ajo shton se ka momente kur pacientët mbeten pa oksigjen kur cilindri i tyre shteron.

“Unë jam e shqetësuar për sigurinë e pacientit sepse nëse këto gjëra të vogla po ndodhin tani kur ne jemi nën kufizim, gjendja vetëm do të përkeqësohet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tjetër, kjo më shqetëson”, shprehet infermierja në kushte anonimati.

Ajo tha se 6 shtretër po vendoseshin në kënde të caktuara dhe dhomat që zakonisht akomodonin 4 pacientë janë improvizuar. “Ka pacientë që lihen me oksigjen nëpër korridore dhe presin të kthehen në dhomën e tyre”, u shpreh ajo, shkruan panorama.

Infermierja i bën thirrje qeverisë të nisë një bllokim të plotë, duke thënë se kushtet ishin tashmë “të padurueshme” dhe situata ka të ngjarë të përkeqësohet me pikun që pritet në javët e ardhshme pasi disa familje u mblodhën për të festuar në Krishtlindje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.