Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ujësjellësi në Dropull, firma devijoi nga projekti, penalizohen 6 fshatra! Banorët: Punimet pa cilësi

21:17 / January 3, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korca a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punimet për Ujësjellësin e Dropullit të sipërm kanë nisur me problematika. Report TV është ndalur në fshatin Likomil të Bashkisë Dropull, ku banorët ankohen për punimet pa cilësi. Sipas tyre firma zbatuese ka devijuar nga projekti, duke vendosur tubat në rrëzë të lumit të Selosë.

“Puna nuk është bërë saktë, kryetari i Bashkisë nuk ka vajtur në vend për të parë punimet. Nesër do vërshojë lumi dhe prapë fshati do mbetet pa ujë të pijshëm. Në disa vende nuk është bërë atje ku duhet sepse tubat janë futur brenda në lumë”, thanë banorët. Ndërsa kryeplaku i fshatit shprehet se ” nuk janë bërë keq por duhet të ketë përmirësime, duhen mbuluar tubat dhe nuk duhen lënë sipërfaqësor “.

Aktualisht punimet janë ndërprere për shkak të motit të keq, ndërsa banorët kanë pohuar se duhet të ketë përmirësime kryesisht në mbulimin e tubave të ujit gjatë ecurisë së punimeve.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare për furnizimin me ujë të Njësisë Administrative Dropull i Sipërm në Gjirokastër, me vlerë  4 miliardë lekë. Ujësjellësi i ri pritet të furnizoje me ujë të pijshëm gjashtë fshatra.

Korce ujesjellesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.