Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndiqni këto këshilla që t’ja hidhni sa më lehtë gripit

18:11 / January 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gripi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit, kur sheh që dikush tështin vazhdimisht; dikush merr frymë me vështirësi; një tjetër ka temperaturë, ethe dhe lodhje; dëgjon që njerëzit ankohen për dhimbjet e muskujve dhe kockave; sheh çaj kamomili me mjaltë në çdo lokal.

Ndryshimi i temperaturave solli me vete dhe gripin sezonal, që ka pasoja serioze për njerëzit që vuajnë nga obeziteti ekstrem, sëmundjet kronike të mëlçisë, problemet e sistemit imunitar, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe jo vetëm.

Vaksinimi i përvitshëm është një ndër mënyrat më efektive për të ulur rrezikun për t’u prekur nga gripi. Përpos vaksinimit dhe barnave antivirale të rekomanduara nga mjeku, të tjera mënyra për të lehtësuar simptomat janë çajrat dhe lëngjet e frutave.

Që të mos prekeni nga gripi, bëni mirë që:

– të qëndroni larg vendeve me shumë njerëz;

– të konsumoni lëngje dhe produkte me vitaminë C;

– të lani duart pasi kolliteni/tështini që të mos rrezikoni njerëzit e tjerë, në rast se jeni me grip.

Nëse jeni me grip, hani mëngjes të pasur me energji, proteina dhe karbohidrate. Mos i refuzoni perimet si selino, karota, speca, brokoli dhe kungull. Sigurisht që nuk duhet t’ju shkojë ndërmend të merrni ushqime të konservura.

Përsa i përket çajrave, pini të preferuarin tuaj; për shembull me pak limon ose mjaltë. Mjalti lufton mikrobet dhe qetëson zonën e irrituar të fytit.

Të tjera ushqime me efekte pozitive:

1. Agrumet – përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë;

2. Frutat e stinës – si shegët;

3. Djathë, thjerrëza, vezë, arra – të pasura me zink;

4. Vera e kuqe – përmban substanca që parandalojnë shumimin e viruseve.

Gripi këshilla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.