Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Dasho: Nëse vaksinohen mjekët dhe të moshuarit mbi 65 vjeç deri në verë, Covid-19 do të zhduket

21:37 / January 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Dasho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu Erion Dasho ka deklaruar se Covid-19 mund të zhduket pas kësaj verë në Shqipëri, nëse deri në atë periudhë do të vaksinohet i gjithë personeli mjekësor dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Në një prononcim për A2CNN, Dasho tha se personeli mjekësor dhe të moshuarit, duhet të kenë prioritet, në mënyrë që dimrin e ardhshëm, të mos kemi një valë tjetër të Covid-19.

“Në Shqipëri është përcaktuar si prioritet personeli mjekësor, kam dëgjuar për policët, kam dëgjuar për mësuesit. Kategoritë e policëve dhe mësuesve, mua më duken të parakohshme pasi kemi vetëm 10 mijë vaksina.

Për mua, këto vaksina duhet të shkonin fillimisht për personelin mjekësor, i cili përveçse do të ishte imun, do të mësonin se si t’i administronin vaksinat. Nga analizat që unë kam bërë vazhdimisht, mendoj se imuniteti duhet të jetë nga 40 deri në 60%.

Duke qenë se dozat e vaksinës janë të kufizuara, duhet të vendoset prioriteti te personeli mjekësor që ende nuk e ka kaluar koronavirusin dhe te personat me moshë mbi 65 vjeç. Nëse Shqipëria do të arrijë që të vaksinojë këta persona para stinës së verës, jam i sigurt që do të parandalohet një valë tjetër e virusit në sezonin e virozave 2021-2022,”- tha epidemiologu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.