Apolonia ka menduar që të forcojë skuadrën dhe është duke negociuar me lojtarë të Superiores, por edhe të huaj. Fierakët duan që të mbijetojnë në elitë dhe janë në lojë sidomos pas fitores me krutanët, por skuadra ka nevojë për ndërhyrje në çdo repart…
Në Fier kanë edhe dy dëshira në këtë merkato dhe bëhet fjalë për shkodranin e mirënjohur, Gilman Lika, i cili është pa skuadër, i tentuar edhe në fillim të sezonit; ish-sulmuesi i Apolonisë, Andi Ribaj.
Mungesa e përvojës në ekipin e 2020-ës ka bërë që drejtuesit fierakë tani të kërkojnë lojtarë me eksperiencë. Deri më tani janë larguar zyrtarisht nga Fier, Ndraxhi, Bumbar si dhe sulmuesi Artur Bernard…
