Policia e Durrësit bën të ditur se është vënë në pranga Enrik Gjini, 25 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Armando Baboçit (Gjinit) dhe plagosjes së të birit Eraldo Gjini, pas një sherri me leva në lokal.
Lexo edhe- Zbardhen detaje të reja/ Ja si nisi përplasja e dhunshme me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës
NJOFTIMI I PLOTE
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.
