Elseid Hysaj duke qenë se i skadon kontrata me Napolin në verë, prej disa ditësh ka fituar të drejtën të negociojë transferimin e tij tjetërkund me parametër zero. Kështu, sipas agjentit të mbrojtësit Mario Xhufredi, ata tashmë kanë marrë ofertë edhe nga klube jashtë Italisë.
Megjithatë, menaxheri garantin se Hysaj do të qëndrojë te Napoli të paktën deri në verë dhe nuk do të lëvizë në janar.
“Hysaj me 100% do të qëndrojë te Napoli deri në fund të qershorit. Nuk kemi folur më për rinovimin, për momentin gjithçka është e stopuar. Por, kemi marrë oferta nga klube jashtë Italisë, të cilat po i vleresojmë”, u shpreh Xhufredi.
