Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico bëri të ditur se sipas incidencës qarku më i prekur është Gjirokastra i ndjekur nga Tirana dhe më pas Lezha.
“Jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë, pozitiviteti ai që përmendëm kur rastet spitalore vazhdojnë të jenë të rëndësishme si numër jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin e masave, duke nisur nga grumbullimet në përdorimin e maskës, respektimin e orës policore dhe me të gjithë masat që bashkarisht ne mendojmë që kanë kontribuar dhe në këto shifra të një situate të qëndrueshme”, thotë Albana Fico
