Edhe pse ndërrimi i emrit nga “Telekom Albania” në “One Communication” pritej me një shërbim të përmirësuar, sërish abonentët shqiptarë kanë mbetur të zhgënjyer.
Për fat të keq, mbrëmjen e ndërrimit të viteve janë të shumtë abonentët që ankohen ndaj kompanisë telefonike“One” për mungesë shërbimi.
Mungesa e reagimit të institucioneve shtetërore ka bërë që pavarësisht ankesave shqiptarët të vijojnë të vuajnë abuzimin e kompanive telefonike të cilat maksimumi ofrojnë vetëm një ndjesë pasi ankohesh zyrtarisht.
Sikurse shihni edhe nga komentet në faqen zyrtare të vetë kompanisë, janë me dhjetra abonetë të cilët mbrëmjen e Vitit të Ri nuk kanë mundur që të komunikojnë dhe të urojnë familjarët e tyre.
Pavarësisht reklamave gjatë muajit dhjetor për të tërhequr klientë të rinj apo që qytetarët të blejnë paketa të ndryshme abonimi, abonentët e kanë pasur të pamundur që të flasin pasi shërbimi i internetit ka qenë jofunksional.
Tirananews.al po sjell vetëm disa nga komentet e bëra në datë 1 nga abonentët e kompanisë “One Communication” të cilët kanë mbetur të zhgënjyer duke mos komunikuar me të dashurit e tyre.




