Analisti Baton Haxhiu ka komentuar pritjen që i bëri presidenti Erdogan ditën e sotme kryeministrit Edi Rama.
Ai i cilësoi nderimet që iu bënë Ramës si “respekt”.
“Ajo që pamë nga kjo vizitë është respekti. Do të jetë dhe një vizitë tjetër që do të jetë më e madhe. Po më datën 18 çfarëdo të bëhet në Tiranë vasal i kujt do të jetë? Tirana do të vihet në qendër në pikën më të lartë të historisë diplomatike ku vendosën çështje shumë të rëndësishme. Ajo që do të ndodhë ditën e nesërme do e shohim që edhe fjala vasal dhe fjala erdoganizëm do të jetë ato që nuk i qëndrojnë”, shprehet ai.
Baton Haxhiu tha se në deklaratën për media ishte Erdogan që tha se jemi pajtuar që organizata guleniste është terroriste, por Rama nuk e deklaroi një gjë të tillë.
