Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skenat në SHBA, reagon ish-ministri Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet, toleranca e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës

23:34 / January 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Sander Lleshaj /

DEMOKRACIA DUHET TË VETËMBROHET. Karl Popper e shihte si domosdoshmëri aftësinë e demokracive për vetëmbrojtje.Mësimet e tij më erdhën të parat në mendje sonte, teksa shihja me trishtim të thellë sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill, simbolit më të lartë të demokracisë në botën e sotme, shpresës më të madhe për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën.Ja çfarë shkruan Popper në vitin 1945, pasi bota kishte paguar një çmim të tmerrshëm për tolerancën e treguar përballë ekstremizmit:“TOLERANCA E PAKUFISHME SJELL ZHDUKJEN E TOLERANCËS. Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca.Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre. Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.