Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëri-Kosovë me një kampionat, presidenti i UEFA-s nuk është kundër: Problem vetëm Europa

08:23 / January 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1574014661 DukaCeferin3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi i kampionatit shqiptar me atë kosovar ka qenë një ëndërr që tifozëritë në të dy vendet e kanë kërkuar prej kohësh, duke e cilësuar mëse normale dhe të drejtë një kërkestë tillë. Një aktivitet që dy federatat e kanë cilësuar shpesh si të pamundur për sa kohë që ekziston pengesa e ndërkombëtarëve. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në një intervistë të dhënë së fundmi, është ngacmuar për bashkimet e ligave, nën petkunë e të ashtëquajturave liga rajonale, dhe me sa duket as ai dhe as organizata që drejton nuk janë kundër.

Çeferin ka treguar se gjitnjë e më shumë vende po kërkojnë krijimin e kampionateve rajonale për të shtuar cilësinë e aktiviteteve të tyre.

“Në UEFA në po mendojmë për kampionatet rajonale, po flasim me drejtuesit e federatave, por nuk besoj se në një kohë të shkurtër do të mund të ndërtojmë një ligë rajonale në ish-Jugosllavi. Situata politike është shumë e komplikuar, lufta është ende në mendjen e njerëzve. Nëse do të bëhen liga rajonale, do të ishte realiste të futej Sllovenia, Kroacia dhe disa vennde në një grup dhe Serbia e vende të tjera në tjetrin. Gjithsesi, gjithnjë e më shumë shtete po intersohen për mundësinë e ligave rajonale, që do të rritnin vlerën e klubeve, ashtu si edhe të ardhurat nga sponsorët dhe e drejta televizive”, pranoi Çeferin.

Ky i fundit bëhet presidenti i parë i UEFA-s që shprehet në favor të kampionateve të bashkuara, por tregon edhe pengesat që duhen kaluar më parë. “Në përgjithësi UEFA nuk ka asnjë gjë kundër ligave rajonale, por problemi është se si ligat në fjalë do të zgjidhnin pjesëmarrjen në aktivitetet europiane. Ky është problemi që duhet të zgjidhë UEFA. Dhe meqë ra fjala, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë liga rajonale që të shkatërrojmë kampionatet kombëtare. Organizimi i ligave rajonale është një sipërmarrje serioze dhe asgjë nuk është vendosur, por po shyrtohet me seriozitet”, deklaroi presidenti i UEFA-s.

Me pak fjalë, nëse Shqipëria e Kosova duna të bashkojnë kampionatet nën petkun e një “lige rajonale”, mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe me miratimin e UEFA-s. FSHF dhe FFK janë munduar që të ndërtojnë një Kupë të përbashkët, por nuk kanë siguruar vetë financat për ta bërë një gjë të tillë si dhe nuk kanë as garancinë nga UEFA që fituesi të ketë përfaqësim në Europë, edhe pse të dy federatat janë gati të sakrifikojnë Kupat kombëtarë për të. /vipsport.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.