Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

IGJEUM del me një tjetër njoftim të rëndësishëm: Ja qarqet që do të kenë përmbytje

12:50 / January 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ff6f29fba0e7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me anë të një njoftimi zyrtar Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka lajmëruar se cilat do të jenë zonat që rrezikojnë përmbytjen për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në njoftimthuhet se këto dy ditë do të ketë reshje intensive në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Njoftimi i plotë:

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër (e premte, dt. 08) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër ( e premte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 12 °C, në vendet malore:0 / 11 °C

ERA

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër ( e premte, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë“, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.