Bëhet me dijes se pas 5 orësh ka përfunduar mbledhja e Gjykatës Kushtetuese dhe janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.
Mësohet se në mbledhje është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 te tilla.
7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën gjithashtu për çështje të tilla si organizimi dhe funksionimi i Gjykatës, ndarja e kolegjeve në Penal, Civil dhe Administrativ si dhe kalendarizimi i çështjeve.
