Stresi dhe ankthi janë ndër problemet kryesore të ditëve të sotme. Por përveç situatave të vështira që na shkaktojnë stres, ka dhe disa ushqime që mund të ndikojnë shumë në gjendjen tonë emocionale dhe të na shkaktojnë stres ose ankth. Sipas ekspertëve edhe nëse këto ushqime nuk janë shkaktar të drejtpërdrejtë të stresit, mund të kenë ndikim shumë të madh në frekuencën ose ashpërsinë e tij.
Kafeja
Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, sepse çliron kortizolin, hormonin e stresit, i cili përkeqëson ankthin dhe problemet e gjumit, veçanërisht tek njerëzit me çrregullime paniku.
Ketchup
Ketchup është i pasur me shurup misri me fruktozë të lartë që shkakton luhatje të mëdha në nivelet e sheqerit në gjak. Por përveç kësaj ketchupi, që ne e përdorim shumë kur hamë ushqime të shpejta ose patate të skuqura, ndikon edhe në rritjen e nivelit të stresit.
Zëvendësuesit e qumështit
Shumë zëvendësues të qumështit përmbajnë vajra të hidrogjenizuar, të njohur gjithashtu si acide yndyrore trans, të cilat gjenden gjithashtu në ushqime të përpunuara si patate të skuqura, biskota etj. Kjo kategori yndyrnash shkakton uljen e rrjedhjes së gjakut në tru, e cila shoqërohet me depresionin, stres dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.