Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ta kuptoni që zemra po na paralajmëron për një infarkt të mundshëm?

18:10 / January 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atak ne zemer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 29 dhjetor, Arjan Fresku humbi jetën në një aksident automobilistik në Durrës, por më vonë ekspertiza zbuloi se kishte pësuar vdekje të parakohshme nga infarkti në zemër.

46 vjeçari ishte biznesmen dhe po sillte mallin nga jashtë shtetit, në kohën kur ndodhi aksidenti.

Familjarët e Freskut rrëfejnë se para se të nisej për rrugë, ai ndjente një dhimbje në kraharor.

Mjekja kardiologe, Danjela Teferici shpjegon se shqetësimi që ka pasur biznesmeni ka qenë paralajmërim. “Nëse do të ishte treguar i kujdesshëm dhe të shkonte te mjeku mund të kurohej. I ka dhënë shenjat që në fillim. Mesa dëgjova i ndjeri ka pasur shenja, dhimbje të fortë në gjoks. Është nënvlerësuar dhe nuk është marrë seriozisht. Mendoj se është vdekje e papritur nga infarkti i miokardit”.

Por, si të dallojmë dhimbjen e zemrës para një infarkti të mundshëm nga dhimbje të tjera të tjera të zakonshme, siç është ftohja?

“Dhimbja me origjinë nga sëmundja kardiake ka specifikat  e veta, nuk është shpuese, është shtrënguese, nuk ndodh kur merr frymë. Të zë si ngërç dhe vazhdon disa minuta, deri në 20 minuta.

Mund të jetë 2-3 minuta, nëse zgjat mbi 20 minuta, mund të jetë infarkti i miokardit.

Një person që ka pasur në familjen e vet ose kushërinjtë e parë të paktën 2 vdekje të tilla, është i rrezikuar nga një vdekje e papritur.

Duhet të shkojnë te mjeku, të bëjnë një elektrokardiogramë (shiriti i zemrës).

Vdekjet e papritura i marrin jetën 7 milionë njerëzve në botë, zakonisht ndodhin në dekadën e 3 dhe te 4 të jetës“.- shpjegon kardiologja.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha nga shoqata kombëtare në ndihmë të të aksidentuarve apelon që qytetarët të mos ngasin makinë nëse janë në gjendje të përgjumur ose në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Duhet ta marrin me seriozitet, sepse marrin ilaçe në farmaci kur nuk ndihen mirë, dhe këto ilace japin efekte anësore, p.sh përgjumje. Në asnjë mënyrë mos t’i japin makinës në atë gjendje. Rrisni kujdesin ndaj vetes!“

tirananews.al zemra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026

Rama pret në takim ambasadoren e BE-së/ Sofia Moreira de Sousa i dorëzon progresraportin për Shqipërinë

12:04 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.