Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Niset kontingjenti i 8-të në Letoni, Peleshi: I bindur për profesionalizmin e ushtarakëve tanë

09:48 / January 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një togë nga kompania e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) u nis për në misionin e NATO-s në Letoni, ku do vijojë të shërbejë si pjesë e grup-batalionit të udhëhequr nga Forcat e Armatosura kanadeze.

Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të radhës mori pjesë edhe ministri i ri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në fjalën e tij ministri Peleshi u shprehu kënaqësinë që takimin e parë me efektivët e FA e bëri me trupat që do të shërbejnë në një mision ndërkombëtar.

Më tej, zoti Peleshitheksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe vlerësoi përgatitjen dhe profesionalizmin e trupave shqiptarë për të shërbyer në misione të tilla.

“Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Jam i bindur se me përgatitjen, përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj ju do të përmbushni me dinjitet dhe korrektesë të gjitha detyrat duke kontribuar në këtë mënyrë në suksesin e Aleancës.”- u shpreh ai.

Ministri Peleshi nuk harroi të falënderojë mbështetësit kryesorë të kompanisë EOD dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision.

“Një falenderim i veçantë shkon për aleatin tonë strategjik, SHBA,për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapacitetit të rëndësishëm të Pajisjeve dhe Municioneve Shpërthyese.

Dëshiroj të falenderoj fëmijët, bashkëshortet, prindërit dhe familjarët tuaj për mbështetjen e përhershme dhe të pakursyer që ju kanë dhënë”- iu drejtua ai trupave të rreshtuar, të cilët i siguroi për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përfundim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontingjentit major EduartKaloshi.

Kontingjenti i 8-të EOD përbëhet nga 21 ushtarakë tëmirëtrajnuar për asgjësimin e municioneve të rrezikshme dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj nëCampAdazi.

Grup-batalioni i NATO-s në Letoni përbëhet nga mbi 1 mijë trupa nga Shqipëria, Kanadaja, Republika Çeke, Islanda, Italia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Batalioni ka mision parandalimin, dhe nëse është e nevojshme, mbrojtjen e Letonisë nga çdo agresion i mundshëm

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.