Pas disa javësh refuzimi, presidenti Donald Trump pranoi humbjen në zgjedhjet e nëntorit nga Joe Biden.
Trump kishte përsëritur prej kohësh pretendimet e pabazuara se mashtrimi i votuesve i kryer nga demokratët kishte bërë që Trump të humbte zgjedhjet.
“Unë do të doja të filloja duke adresuar sulmin e egër ndaj Capitol-it të Shteteve të Bashkuara. Si të gjithë amerikanët, edhe unë jam i indinjuar nga dhuna, paligjshmëria dhe sakatimi.
Unë menjëherë vendosa Gardën Kombëtare dhe zbatimin e ligjit federal për të siguruar ndërtesën dhe për të dëbuar ndërhyrësit.
Amerika është dhe duhet të jetë gjithmonë një komb i rendit dhe ligjit. Demonstruesit që u infiltruan në Capitol kanë ndotur “selinë e demokracisë amerikane.
Për ata që u përfshinë në akte dhune dhe shkatërrimi, ju nuk e përfaqësoni vendin tonë. Dhe atyre që shkelën ligjin, ju do të paguani”, u shpreh Trump.
Avokatët e Trump kishin ngritur lëndë të shumta gjyqësore në një përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. Sidoqoftë, shumica e atyre proceseve gjyqësore ishin të pasuksesshme.
Pas kësaj, mbështetësit e Trump “pushtuan” të mërkurën ndërtesën e Capitol-it në SHBA, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin nga Kongresi të votave elektorale, një trazirë e cila shënoi pesë të vdekur.
Kongresi u mblodh dhe, në një njoftim natën vonë, e shpalli Bidenin, fituesin zyrtar të zgjedhjeve të nëntorit.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga detyra Presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin.
