Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump letër Vuçiçit: Duhet të njihni Kosovën

15:29 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar homologut serb Vuçiç, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump. /Telegrafi

Kosova trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.