Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Parashikimi i IGJEUM për ditët në vijim, tregon ç’do ndodhë me lumenjtë Drin dhe Buna

13:43 / January 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ff99ba20d60b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në vendin tonë paraqitet kritike me shtimin e reshjeve, ku rrezikohen që disa lumenj të dalin nga shtrati. Edh i ditën e sotme me anë të një njoftimi zyrtar Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM) bën me dije se nga llogaritjet e tyre, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Ndërkohë, Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet. Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET  

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C 

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK

11:02 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues

10:28 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.