Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arian Çani shpërthen në lot në studio: Iku, e hëngri Covid-i! (VIDEO)

14:01 / January 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arjan Çani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme gazetari Arian Çani e nisi emisionin e tij me një homazh për ndarjen nga jeta të këngëtarit Kujtim Prodani për shkak të infektimit nga COVID-19.

“Është momenti që të bëjmë një homazh për një artist, i cili dukej se rrinte në periferi, por të gjithë kolegët e tij e donin shumë. Një djalë, të cilit i vdiq e ëma që e deshi aq shumë, Anita Take e famshme. I vdiq para ca kohe. Erdhi këtu e qamë në një farë mënyre të ëmën. Na iku dhe Kujto i shkretë. Gjithë dynjaja në rrjetet sociale ishte dëshpëruar shumë nga Kujtimi. Ishte njeri shumë i mirë, vinte shumë shpesh tek unë. Vinte 12 minuta Agron, bënte promovimin e klipit. Kishte një delikatesë edhe pse kishte një trup të madh. Iku, e hëngri Covid-i. Ja çfarë ka thënë dhe ky është homazhi im për sonte për Kujtimin dhe gjithë miqtë e Kujtimit dhe ju që e keni dashur shumë. Ja çka thënë në këtë studio Kujtim Prodani pak javë më parë”, tha moderatori.

Në mars të vitit 2020, Prodani ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai iu dha një mesazh qytetarëve në lidhje me Koronavirusin.

Pjesë nga biseda e javëve më parë:

Kujtim Prodani: Do ikim të gjithë nga kjo botë, do iki dhe unë.

Arian Çani: Mund të ikim dhe ne nga Corona.

Kujtim Prodani: Jo atë s’e besoj, më lër të bëj ca albume të tjera se nuk ka. Po pashë te e kuqja unë impresionohem. Të dashur miq do ta kalojmë dhe këtë, ju uroj të keni durim, por do kalojë se s’ka si të kalojë ndryshe. Boll deri këtu. Hej mik, nuk e lashë kollaj deri në fund, bëni kujdes, kujdesin për shëndetin tuaj që kjo këngë të këndohet sa më rrallë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.