Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rei Manaj e nis vitin si “yll” me Barcelonën B

09:01 / January 11, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rei manaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rei Manaj ka qenë protagonisti kryesor i fitores 4-0 të Barcelonës B ndaj Badalonës në ndeshjen e parë në kampionat për vitin 2021. Sulmuesi shqiptar ka bërë gjithçka në këtë sfidë, duke dhënë dy sasiste asiste, duke sjellë kartonin e kuq të portierit kundërshtar e në fund duke lënë shenjën e tij me gol.

Titullar si zakonisht në radhët e skuadrës katalanase, Manaj është bërë protagonist në aksionet e dy golave të parë duke dhënë pasimet e fundit për shokët e skuadrës që dërgonin topin në rrjetë. Në minute e 72-të, ai detyroi portierin kundërshtar që të dilte nga zona e tij dhe t’i bënte faull, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Ndërsa në minutën e 87, pas një penalltie të fituar nga Barcelona, ai u shfaq te pika e bardhë dhe me goditjen e tij dërgoi sferën në rrjetë, për rezultatin 3-0. Në minutën e 90 trajneri vendosi ta nxirrte nga fusha e lojës ndërsa pak çaste më vonë, Barcelona B shënoi edhe golin e 4-0 që e ngjiti në vendin e dytë në renditje, mes pretendentëve për ngjitje në kategorinë e dytë spanjolle.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.