Ka nisur këtë të hënë procesi mësimor në Shqipëri pas pushimeve më të gjata të dimrit këtë herë se vitet e tjera për shkak të pandemisë.
Vendimi për rifillimin e shkollës në këtë datë u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në dhjetor të 2020-tës.
Nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-ën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë.
Nga ana tjetër, studentët në të gjithë vendin e rifilluan mësimin në datën 5 janar dhe vetëm online.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi një ditë më parë bëri apelin për të respektuar masat dhe protokollet anti-COVID.
