Policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar dhe një 27-vjeçare. Në pikën e kontrollit në vendin “Ura e Gjolës” drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur.
Po ndërkohë gjatë kontrollit në makinë ku ishte me një femër, atyre iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
“Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 33 vjeç dhe E. M., 27 vjeçe, pasi në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin V. K dhe pasagjere shtetasen E. M. Gjatë kryerjes së testit alkoolit, shtetasi V. K. ka rezultuar i dehur në masën 0.88 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasve V. K dhe E. M. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë”, thotë policia.
