Mediat italiane shkruajnë se Moisi Habilaj i dënuar në Itali me 15.5 vite burg për trafik droge është larguar nga shtëpia ku qëndronte me urdhër të drejtësisë italiane në arrest shtëpie.
Më 17 dhjetor 2020, Apeli i Katanias lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Habilajn, duke e dënuar atë me 15 vite e 5 muaj burg. Duke qenë se avokatët e tij e kishin apeluar dhe këtë vendim, shqiptari po qëndronte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Së bashku me të u dënuan edhe Meridian Sula (8 vite), Nezar Seiti (6.8 vite), Antonino Riela, Vinçenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. Në Shkallën e Parë Sulaj u dënua 7.4 vite dhe Seiti 6.4 vite burg.
