Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I vodhën kambistit 4 milionë lekë, policia zbardh ngjarjen

10:11 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kambisti korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka zbardhur grabitjen e kambistit mëngjesin e të hënës, ku tre persona i morën me dhunë 4 milionë lekë.

Policia thotë se u arrestua një prej autorëve ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga bashkëpunëtorët. Ndërkohë që bashkëpunëtori i tretë është i dyshuar për këtë ngjarje dhe policia thotë se po vijon puna për identifikimin e tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Korçë

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1, Korçë, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë një kambisti, 4.000.000 lekë.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga bashkëpunëtorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues

10:28 / November 11, 2026

Zelensky: Në bisedime u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë

10:26 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.