Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një i arrestuar në Shkodër, ja çfarë iu gjet në makinë. Në hetim i mituri

11:32 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i arrestuar dhe një në hetim nga policia e Shkodrës për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në mjetin e një 23-vjeçari u gjetën një shkop bejsbolli, nje shkop gome policie dhe nje sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.Në kontollin që u bë në banesën e 23-vjeçarit u gjetën dhe 48 fishekë.

Akuzat mbi R.L janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit”,“Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, shtetasi R. Ç., 17 vjeç

NJOFTIMI I PLOTE

Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, një sasi fishekësh dhe pajisje policore.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të masave për goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike në qytet, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi R. L. 23 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, shtetasi R. Ç., 17 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja ‘’Qemal Stafa’’, mjetin tip ‘’Benz’’, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin R. Ç. Në bagazhin e këtij mjeti u gjend një shkop bejsbolli, ndërsa në sediljen e parë u gjet një shkop gome policie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. L. i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës të shtetasit R. L. u gjetën edhe 48 fishekë.

Lënda narkotike dhe sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.