Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, Dendias: Rrisim sipërfaqen me 13,000 km2!

18:34 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dendias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Është hera e parë që Parlamenti Grek thirret për të votuar rritjen e territorit mbi të cilin ka sovranitet kombëtar, që nga viti 1947” ka deklaruar Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në fjalimin e tij në komisionin parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare, në diskutimin e projektligjit për zgjerimin e zonës detare të detit Jon.

Qeveria i propozon parlamentit ushtrimin e së drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale në rajonin e Detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare”, ka thënë Dhendias duke shtuar se ky proces “do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë.”

Ministri i Jashtëm kujtoi në këtë pikë se sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131,000 kilometra katrorë dhe se zona e Kretës është pak më shumë se 8,500 kilometra katrorë.

“Pra, është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, t’i propozoj këtë projektligj parlamentit -ka thënë ai.

Përkufizimi i Detit territorial

Projektligji “Përcaktimi i detit territorial në zonën detare të Ishujve Jon dhe Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez” u paraqit në Parlament pas hyrjes në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe heqjen e vijave bazë në këtë zonë sipas dispozitave te Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit të 10 dhjetorit 1982.

Në seancë kanë folur edhe deputetë të tjerë midis tyre ish ministrja e Jashtme Bakojanis që ka thënë se bëhet fjalë për një moment historik ,ndërsa nga ana e tij përfaqësues i opozitës Syriza, ish ministri i Jashtëm Jorgos Katrougkalos ka përshëndetur këtë akt të konservatorëve duke theksuar se partia e tij mirëpret faktin që Demokracia e Re pranoi një nga zgjedhjet strategjike të qeverisë SYRIZA, të cilën konservatoret dikur , e kishin kritikuar ashpër dhe nuk e kishin pranuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.