Të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Amerikës duhet të paraqesin një përgjigje negative të testit të COVID-19.
Ky është njoftimi i fundit nga autoritetet e SHBA, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh.
Masa vjen nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve një muaj pas një njoftimi të ngjashëm për pasagjerët që vinin nga Mbretëria e Bashkuar.
COVID-19 ka prekur më shumë se 22 milionë persona na SHBA dhe i ka marrë jetën 370,000 personave. Masa e re për udhëtimet është vendosur për të parandaluar përhapje të formave të reja të virusit, të cilat sipas shkencëtarëve përhapen më shpejt.
Vendimi i fundit vlen për të gjithë shtetasit amerikanë si dhe shtetasit e huaj që do të udhëtojnë drejt SHBA.
Kufizimet e reja kërkojnë që pasagjerët ajrorë të paraqesin një përgjigje negative të tamponit të COVID-19 brenda tre ditëve nga fluturimi i tyre drejt SH.B.A., dhe të sigurojnë një provë me shkrim për linjën ajrore. Udhëtarët gjithashtu mund të paraqesin një dokument që tregon se më parë kanë qenë të infektuar dhe tani janë të shëruar.
Linjat ajrore do të ndalojnë pasagjerët të udhëtojnë nëse nuk paraqesin përgjigjen negative të testit
