Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shumta të ditëv të shkuara.
ARRSH informon se reshjet tashmë kanë pushuar dhe rënie gurësh ka pasur vetëm në aksin rrugor Elbasan -Rrogozhinë.
Edhe në këtë aks është ndërhyrë menjëherë duke bërë pastrimin e plotë. Të gjitha asket janë të kalueshme dhe pa probleme për qarkullimin rrugor.
INFORMACIONI
📌Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar 🌤 duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve 🛣
👉Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës 👷dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit 🚜
🚧 Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.
Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore 🚖
