Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndragheta”/ Procesi më i madh që ka njohur Italia, 335 mafiozë dhe zyrtarë të korruptuar dalin sot para Gjykatës

15:10 / January 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e4c92a7227b1a62977ef385047f62618
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë po përballen me drejtësinë. Gjykimi i 355 anëtarëve të dyshuar të rrjetit të gjerë të krimit Ndrangheta, si dhe politikanëve, avokatëve, biznesmenëve dhe të tjerëve të akuzuar filloi në rajonin jugor të Kalabrisë më 13 janar.

Ky konsiderohet të jetë procesi gjyqësor më i madhi për krim të organizuar në Itali pas më shumë se 30 vjetësh. Të dyshuarit po përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të paraqiten në gjykim, i cili po zhvillohet në një ndërtesë të sigurisë së lartë në qytetin e Lamezia Terme, e cila është në zemër të territorit ku vepron “Ndrangheta”.

Prokurori, Nicola Gratteri, u tha gazetarëve se gjyqi do të “zbulonte një pasqyrë se çfarë është mafia kalabreze sot – jo më një mafie barinjsh që rrëmbejnë, por një korporatë e madhe kriminale”.

“Ndrangheta” thuhet se është mafia më e fuqishme në Itali, me celulat e saj të shpërndara në të gjithë botën. Asnjë gjyq i një shkalle të tillë kundër mafias nuk është mbajtur në Itali që nga vitet 1980. I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i klanit, 66-vjeçari Luigi Mancuso.

Gjyqi, që pritet të zgjasë të paktën një vit, përqendrohet në familjen Mancuso, e cila përbën një grup të fuqishëm brenda klanit “Ndrangheta”.

Shumica e të pandehurve u arrestuan gjatë bastisjeve në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor të vitit 2019. Autoritetet vlerësojnë klani ka të paktën 6.000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë vetëm në rajonin e Kalabrisë. Grupi i krimit të organizuar gjeneron të ardhura më shumë se 50 miliardë euro në vit, sipas prokurorit Gratteri./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.