Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja “Llalla”, zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK. Nga pronat tek llogaritë bankare

21:37 / January 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adriatik Llalla shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, në cilësinë e të pandehurit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka rrëfyer me detaje se si ka siguruar dhe shtuar pasuritë e tij, disa prej të cilave akuzohet të mos i ketë deklaruar.

Llalla ka treguar se ndërtimi i dy kateve të para të banesës 3-katëshe në Tiranë ishin kryer në vitin 1996 nga kursimet ndër vite, puna në emigracion, si edhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait të tij për arsye politike në komunizëm.

Kati i tretë ishte shtuar në vitin 2006, kur edhe ishte aplikuar edhe për legalizim. Në dëshminë e siguruar nga A2, Llalla ka pohuar se në vitin 2007 ka blerë 3 mijë m2 truall në Mjull Bathore, me një vlerë prej 500 lekë metri, me para të hujtura nga një i afërm. Tre vite më vonë, për shkak të zhvillimit të zonës, prona është rivlerësuar në vlerën 21 milionë lekë të rinj. Bazuar në ligjin për rivlerësimin e pasurisë, ish-kryeprokurori ka rivlerësuar edhe një apartament 67,2 m2 në zonën e plazhit në Durrës, në vlerën 2,2 milionë lekë, si edhe dy sipërfaqe të blera në vitin 2016 në fshatin Qeha-Shytaj të Tiranës.

4500 m2 ishin blerë me 1 mijë lekë metri, ndërsa 17,5 mijë të tjera me nga 670 lekë për metër. Në prill të vitit 2016, Llalla ka treguar se ka ndjerë rrezik për familjen e tij nga një grup kriminal, pas arrestimit të Emiliano Shullazit dhe për këtë ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kriminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët.

Më tej, ish-nr.1 i Prokurorisë ka shitur për 234 mijë euro tokën që kishte në pronësi në Mjull Bathore. Për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, Llalla ka treguar se i gjendur i papërgatitur ka huajtur 40 mijë euro borxh tek disa të afërm, por se pagesa ishte bërë nga llogaria e njërit prej tyre, pasi shkolla nuk pranonte para “cash”.

Në lidhje me shpenzime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Llalla ka rrëfyer se shpenzimet e tjera, veç udhëtimit, kanë qenë minimale, pasi bashkëshortja e tij kishte qëndruar tek shtëpia e një shoqeje.

Gjykimi ndaj Llallës pritet të nisë në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa pret nisjen e gjykimit në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i pengon atij hyrjen në SHBA. / A2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.