Kreu i shtetit Ilir Meta e ka quajtur një erozion demografik largimin e shqiptarëve nga vendi, duke i konsideruar shqetësuese shifrat e emigrimit të shqiptarëve.
Ai foli në një videokonferencë me një panel ekspertësh për fenomenin e shpopullimit.
“Doja të falenderoja të gjithë profesorët dhe ekspertët që kontribuan në këtë panel me mendimet, idetë, stastistikat e tyre.
Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar stastikave bindëse.
Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë.
Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend.
E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.