Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Shqiptarët e kishin vendosur ta hiqnin qafe”, detaje tronditëse nga vrasja e 30-vjeçarit

19:30 / January 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ali Hussain
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“U josh që të shkonte në një shtëpi droge të boshatisur, por aty u qëllua me armë në kokë”. Është kjo ajo që është dëgjuar në gjyqin për vrasjen e 30-vjeçarit Hamawand Ali Hussain të mërkurën, ngjarje kjo e ndodhur në Britani.

Ai u vra në një ndërtesë më 14 shtator 2019. Sipas mediave, babai i dy fëmijëve kishte një plagë e shkaktuar nga një armë. Janë katër persona që përballen me akuzat e vrasjes në lidhje me këtë ngjarje, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një iranian.

Noza Saffari, 39 vjeç, Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç, Qazim Marku, 24 vjeç, dhe Dorian Pirija, 33vjeç dolën të mërkurën në seancë gjyqësore.

Prokurori Francis Fitzgibbon tregoi se viktima ishte shpërndarës droge për vete. Megjithatë sipas tij, ai ishte joshur për të shkuar tek ndërtesa për arsye se do të duhej të takonte disa shpërndarës të tjerë droge.

“Në fakt ata e dërguan atje për ta vrarë”, tha ai. Sipas mediave, viktima kishte lidhje me Saffari-n, iranianin e arrestuar.

Sipas prokurorit, Hussain ishte përfshirë edhe më herët në kultivimin e paligjshëm të drogës dhe kishte bërë armiq një grup shqiptarësh shpërndarësish droge, të cilët kishin vendosur që ta hiqnin qafe.

“Sipas prokurorisë, të gjithë të akuzuarit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë ngjarje bashkë me 4 persona të tjerë, të cilët kanë mundur të arratisen”, tha Fitzgibbon.

Ai shtoi se çdo gjë ishte planifikuar me kujdes. Sipas prokurorit, disa ditë përpara vrasjes të akuzuarit kishin bërë një takim në Bolton.

Sipas Fitzgibbon, Xhaferi dhe një person tjetër që udhëtonte me iranianin Saffari janë pikasur në një zonë së bashku më 6 Shtator të 2019.

Ai shtoi se ata blenë sëpatë, doreza, lidhëse, një thikë dhe litar. Pretendohet se të akuzuarit kanë vizituar pronën ku është kryer krimi më 12 shtator.

Vrasja ishte planifikuar të ndodhte me 13 shtator, por nuk ndodhi ashtu siç ishte menduar. Juria dëgjoi se atë ditë, ata janë përpjekur që ta telefonojnë disa herë Hussain, por ai nuk është përgjigjur.

Prandaj, vrasja ndodhi një ditë më vonë, 14 shtator. Prokurori pretendon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Sipas Fitzgibbon, Hussain është vrarë direkt sapo ka hyrë në shtëpi. Megjithatë kjo gjë mohohet nga katër të akuzuarit. Ata pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Anxhelo Xhaferi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.