Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatet lidhur me vaksinat që kanë ardhur në vendin tonë dhe kushtet ku ato ruhen.
“Të hënën kam vajtur dhe kam marrë një vaksinë dhe jashtë kushteve, por e kam bërë se dua të vras veten. Unë fjalën kam se nuk kam gjë tjetër. I ka sjellë një shtet i BE me të gjitha kushtet sipas BE. Është absurde!,”-tha Rama.
